Rajon & Botë

Pamje nga mbërritja e Joe Biden në Beograd (Foto)

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është pritur në aeroportin e Beogradit Nikola Tesla nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. Vlen të theksohet se pritja nuk ishte e zakonshme

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i shërbej zëvendëspresidentit amerikan Biden bukë e krip – me të arritur në aeroportin e Beogradit, shkruan Gazeta Express.

Joe Biden vizitën në Serbi po e realizon me pjesëtarët e delegacionit amerikan, bashkëshorten e tij Jill dhe vajzën e tyre.

Sot gjate ditës, Biden do të takohet edhe me presidentin serb Tomislav Nikoliç. Në vizitën e tij dy ditore në Serbi dhe Kosovë (nesër), Biden do të jep mesazhe për përmirësimin e raporteve në mes të dy shteteve ballkanike dhe përshpejtimin e dialogut Kosovë – Serbi, dialog i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.