Reshjet masive kanë përmbytur dhe fundosur gati tërë Shkupin. Rrugë dhe bulevarde të mbushura me ujë, qyteti pa rrymë dhe kaosi total ka përfshirë tërë Shkupin. Deri tani ende po vazhdojnë pandalur reshjet e shiut të përcjella me bubullima.
Po ashtu mësohet se shumë lagje kanë mbetur të fundosura nën ujë, duke përfshirë shtëpi të tëra. Më keq është në Hasanbeg, pjesa rreth autostradës, lagjet Serovë, Dizhon, Çair dhe pjesë tjera të qytetit.
tjera janë të mbushur me ujë. Janë shembur edhe rrugë dhe parkingje, ku po bëhen punime.