Një dasëm e madhe ka mbledhur në njërin prej restoranteve në Prishtinës udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Krytari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së dhe Sami Lushtaku – kryetar i Skënderajt, janë në mesin e pjesmarrësve në dasmën e Ngadhnjimit – djalit të madh të Adem Grabofcit, shkruan Magazina.al
Ngadhnjimi dhe e dashura e tij, Edona Hyseni i japin fund beqarisë me një dasëm madheshtore në të cilën po marrin pjesë qindra dasmorë.
Krahas dasmorëve të tjerë bie në sy prezenca e politikanëve të shumtë.
Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mundur të jetë në këtë dasmë, por në vendin e tij e ka çuar djalin e tij Endritin.
Për disponimin dhe atmosferën, po përkujdesen Aurela Gaqe dhe Afrim Muqiqi.