Aktuale

Paloka: Zgjedhjet e lira, varri i Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri, Edi Paloka ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë varri i kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye ai nuk pranon që shqiptarët të votojnë.

“Shumica jonë, shumica juaj, shumica e shqiptarëve po provojnë papunësinë, varfërinë mjerimin dhe ai e di që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë varri i tij, janë vdekja e tij. Prandaj nuk do t’i lejojë shqiptarët të votojnë dhe në prandaj jemi këtu. Për këtë jemi në këtu.

Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju siguroj se nesër, jo vetëm këtu por në të gjithë Shqipërinë do të fillojë lëvizja jonë! Do të detyrohet të përballet me ne dhe shqiptarët në çdo moment që do guxojë të na dalë përballë, por të jeni të sigurt që do fshihet dhe ne do ta nxjerrim nga vrima dhe pasi ta nxjerrim do ti tregojmë vendin”, tha Paloka.