Për heqjen e taksave, Serbia duhet të negociojë me Kosovën e jo SHBA, ka deklaruar Palmer në Beograd.
Ne kemi kërkuar nga autoritetet kosovare që t’i heqin apo suspendojnë taksat në prodhimet serbe, mirëpo mendoj se ideja të cilën e kanë shumë njerëz në Beograd se SHBA thjesht mund ta detyrojë Kosovën të merr ndonjë vendim është e pavërtetë dhe jofer ndaj Kosovës, ka thënë zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA Matthew Palmer për medien serbe FoNet.
“Kosova e ka politikën e vet dhe vet merr vendimet e veta”, ka shpjeguar Palmer duke theksuar se SHBA “ka pak ndikim”, të cilin po përpiqen ta shfrytëzojnë në mënyrë konstruktive.
Siç ka precizuar, Uashingtoni do të donte të taksat të hiqen nga tryeza, sepse për momentin paraqesin pengesë për përparim. Mirëpo Serbia duhet të negociojë me Kosovën për taksa e jo Shtetet e Bashkuara, thekson qartë Palmer.