Aktuale

Pallati te diga, Gjykata e lartë: Të pezullohen punimet

Gjykata e Lartë ka vendosur pezullimin e vendimit të Gjykatës Administrative për punimet tek diga e Liqenit. 

Burime pranë kësaj Gjykate bëjnë me dije se është vendosur që të pezullohen punimet tek pallati 17-katësh i shumëpërfolur tek diga e liqenit në kryeqytet, raporton Shqiptarja.com.

Bashkia kërkoi pezullimin e vendimit të Administratives pak dit më parë pasi e cilësoi sit ë padrejtë lejimin e punimeve.

Gjykata Administrative vendosi një javë më parë heqjen e pezullimit të IKMT-së.