Rajon & Botë

Pallati Mbretëror kërkon punonjës të rinj, ja kushtet

Pallati Mbretëror në Britani të Madhe ka nxjerrë njoftimin në faqen e saj zyrtare se kërkon punonjës të rinj.

Sipas njoftimit zyrtar, paga vjetore është rreth 20 mijë Euro në vit dhe bonuse prej 15%, 33 ditë pushime në vit dhe 5 ditë punë në javë.

Këto janë kushtet e paracaktuara nga Pallati Mbretëror i Elizabetës II. Stafi i ri që kërkohet duhet të mirëmbajë një ambient luksi siç është Pallati Mbretëror.

Gjithashtu, do të kujdeseni dhe do të njihni personalitete të larta që vizitojnë familjen mbretërore.