Juristi dhe analisti i çështjeve politike, Dastid Pallaska, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
“Arrestimet e udhëheqësve të luftës në bazë të vendimeve të Serbisë do të ndalen vetëm atëherë kur ne do të fillojmë të lëshojmë fletë-arrestet tona kundër zyrtarëve dhe oficerëve serb që kryen krime lufte në Kosovë e të cilët ende mbajnë pozita të larta në qeverinë, ushtrinë dhe policinë serbe”, ka shkruar Pallaska në Facebook.
“Ndoshta nuk mundemi me i zbatu këto fletë-arreste ne Evropë por së paku në Kosovë këtë mund ta bëjmë. #Reciprocitet”, ka vlerësuar Pallaska.
Haradinaj është ndaluar nga policia franceze për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004, merr vesh Gazeta Express.
Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia. /Express/