Kuzhina

Pallaqinka për mëngjes, recetë e shpejtë

Një recetë e shpejtë dhe e shijshme për mëngjesin tuaj.

Përbërësit:

5 vezë,

gjysmë litre qumësht

ujë tharptë (sipas nevojës)

pak kripë

pak sheqer  filxhan kafeje vaj

miell sipas nevojës

Përgatitja:

Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, uji tharptë vaji, kripa, sheqeri  e mielli dhe tunden të gjitha. Tigani për pallaqinka, pasi ngrohet më parë, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brum aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm. Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Kështu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.

Lyerja e pallaqinkave bëhet sipas dëshires tuaj dhe mbështjellen në formë roleje dhe vendosen në pjatë.

Ju bëfshin mirë.