Ushtria izraelite ka thënë sot se do t’ua ndalojë palestinezëve hyrjen në Izrael nga Bregu Perëndimor gjatë Vitit të Ri Hebre për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Sipas saj, ndalesa e sotme do të mbetet në fuqi gjatë kësaj feste e cila përfundon të martën në mbrëmje, por në raste emergjente, palestinezët do të lejohen të futen në Izrael, transmeton Express.
Izraeli edhe në të kaluarën ka imponuar ndalesa të ngjashme festive, duke iu druajtur sulmeve militante gjatë festivalit fetar, kur mijëra vizitor grumbullohen në tokën e shenjtë./Express/