Izraeli është goditur sot nga një raketë palestineze e shkrepur nga Rripi i Gazës, por që nuk ka rezultuar në të vrarë apo dëme, në një sulm të rrallë që e nxiti Izraelin të kundërpërgjigjej me sulme ajrore kundër caqeve militante të palestinezëve.
Një palestinez 70-vjeçar është plagosur lehtë në njërin prej sulmeve ajrore izraelite, njoftojnë doktorët, të cilin e kanë identifikuar si kalimtar rasti., transmeton Express.
“Si kundërpërgjigje ndaj një rakete të shkrepur drejt komuniteteve jugore izraelite sot në mëngjes, forcat ajrore i kanë sulmuar tri poste të Hamasit në veri të Rripit të Gazës,” ka thënë ushtria izraelite në një komunikatë.
Izraeli ka thënë se nuk do të tolerojë hedhjen e raketave drejt civilëve./Gazeta Express/