Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq po mban mbledhjen e radhës. I ftuar për të raportuar është ministri i Infrastrukturës, Pal Leka, i cili sot gjendet para komisionit hetimor.
Lekaj sot është i pranishëm dhe do të flas para komisionit për rolin që mund ta ketë pasur ministra së tij në rastin e dëbimit të gylenistëve, transmeton Express.
Para disa ditësh nga ky komision parlamentar është marr në pyetje edhe ish-drejtori i Policisë tani shef i AKI-së, Shpend Maxhuni. Po ashtu, në pyetje janë marrë edhe shumë zyrtarë tjerë policorë dhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi.
Rendi i ditës për mbledhjen e sotme është miratimi i rendit të ditës; Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit të mbajtur, më 29.10.2018
Po ashtu, Intervistim i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës z. Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil z. Ismail Berisha, Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror z. Bahri Nuredini dhe Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë z. Shkelzen Sopjani. /Express/