Aktuale

Pal Lekaj i kundërpërgjigjet Isa Mustafës për Asociacionin e Demarkacionin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj në një deklartë për Gazetën Blic ka thënë se temat: Associacioni dhe Demarkacioni janë të dëmshme për Kosovën, e këtë e dinë kryeministi dhe gjithsecili që ia dëshiron të mirën vendit.

“Të dy këto tema janë të dëmshme për Kosovën, ketë e dinë edhe kryeministri edhe gjithsecili që ia donë të mirën vendit. Janë marrëveshje që e cenojnë rëndë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Këta njerëz do të duhej që, për t’i arritë liberalizimin e vizave dhe për t’u përafruar me BE’n, ta tkurrin korrupsionin e krimin e organizuar që është thellë brenda qeverisë, e jo territorin e sovranitetin e vendit përmes demarkacionit e Asociacionit, ka thënë Lekaj, përcjell GazetaBlic.

Tutje, deklaratën e tij, Lekaj e ka vazhduar duke thënë mjaft i keni rënë në shpinë qytetarëve e opozitës.

“Mjaftë i kanë rënë në shpinë qytetarëve e opozitës për mos arritjet e qeverisjes, le ta shikojnë veten se kush jeni e çfarë kanë bërë, gjithçka, në dëm të Kosovës, vetëm për të qëndruar në pushtet mbi Kosovën” tha Lekaj.

Ky reagim i Lekaj erdhi pas deklaratës së Isa Mustafës ku kishte thënë se Asocciacioni do të themelohet, ndërsa sa i përketë Demarkacioni, Qeveria është e bindur që e kemi ruajtur territorin e Kosovës dhe s’kemi humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor./GazetaBlic.com