Sipas burimeve të Indeksonlinet në nëntor të vitit 2018 Ministrisa e Infrastrukturës kishte hapur një konkurs për ekzaminerë në Njësinë e patentëshoferëve ku qëllimi i këtij konkursi ishte që t’i legjitimonte ekzaminerët që ishin duke punuar në ministri prej një viti e të cilët ishin pa kontrata pune, por rrjedhimisht duke mos marrë as paga.
Në këtë konkurs edhe pse kishin konkurruar shumë persona filtrin e kishin kaluar vetëm ata të cilët me vendim të ministrit Lekaj ishin emëruar më parë jashtëligjshëm.
Sipas këtyre burimeve këshilltari i ministrit Lekaj, Pjetër Ndou, u kishte bërë presion anëtarëve të komisionit përzgjedhës të konkursit që t’i punësonin pikërisht këta ekzaminerë, të cilët i kishte emëruar ministri Lekaj më parë. Anëtarët e komisionit i ishin nënnshtruar këtij presioni ku pastaj ishin detyruar që t’i merrnin në punë ekzaminerët. Sekretari Betim Reçica menjëherë ua kishte nënshkruar kontartat e punës këtyre ekzaminerëve, por që me këtë gjë ka bërë shkelje ligjore pasi që në kontarta figuronte kinse ata punojnë nga janari i vitit 2018 në mënyrë që atyre t’u mundësohej t’i merrnin pagat në mënyrë retroactive, gjë që më vonë edhe kishte ndodhur. Kjo shkeljeje ishte bërë pasi që kontarata e punës për ekzaminerët, sekretari Reçica ua kishte nënshkruar për një vit, gjë që edhe kjo është e ndaluar me ligj ngase ata kanë pasur kontrata në vepër dhe në bazë të ligjit është i ndalyar nënshkrimi i një kontarate të tillë më shumë se 6 muaj.
Ndërkaq ministri në detyrë, Pal Lekaj në një prononcim për Periskopin tha se e tërë kjo është e pavërtetë dhe se sipas tij Ministria e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk nënshkruan kontrata punë dhe nuk shpall konkurse, shkruan Periskopi
“Me qellim të mbrojtjes së opinionit nga dezinformimet dashakeqe, sqarojmë se Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk nënshkruan kontrata punë dhe nuk shpall konkurse sepse këto i takojnë njësive kërkuese dhe Zyrtarit Kryesor Administrativ të Ministrisë sipas hierarkisë që rregullohet me Ligjin për Zyrtarët për Administratën Publike. Rreth angazhimit të pyetësve, ministri i MIT, sipas Legjislacionit në fuqi që merret me rregullimin e fushës së Patentë Shoferit (Ligjit 05/L-064, Ligjit nr. 06/L-066 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit, nr.05/L-064, Udhëzimit Administrativ, nr.08/16), pas marrjes së opinionit ligjor nga Departamenti Ligjor i MIT, bashkë me listën e të licencuarve dhe shpjegimin e situatës nga Departamenti i Patentë Shoferit, nënshkruan vetëm vendimet për angazhim të këtyre pyetësve, por jo edhe kontratat e tyre”, tha ai për Periskopin.
Lekaj po ashtu për Periskopin tha se të gjithë ata ekzaminer të cilët janë arrestuar në korrik të këtij viti janë suspenduyar nga puna.
Lajmet dhe trillimet me qëllimin e vetëm që të krijohet sensacion publik dhe për përfitime personale të individëve të caktuar, që tashmë nuk janë ndonjë risi, janë dëmtim i qëllimshëm i shoqërisë. Të “vërtetat” e pretenduara, nuk zmbrapsin kryerjen e detyrave të cilat derivojnë nga ligjet e Republikës së Kosovës. Të njëjtëve, që thirren në fakte të poseduara, u bëjmë thirrje tu drejtohen organeve të drejtësisë. Të gjitha ata ekzaminer janë suspenduar nga puna”, ka shtuar ai.