Banka qendrore e Pakistanit paralajmëroi se në vend të dollarit do të përdorë juanin në shkëmbimet tregtare dhe investimet nga Kina, pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Pakistanin në Twitter.
Vetëm 24 orë pas akuzave të Trump në llogari të Islamabadit se po mbron terroristët dhe pas kërcënimeve se SHBA do të ndalojë ndihmat financiare për këtë vend, Pakistani duket se ka vendosur të afrohet me ekonominë më të madhe botërore-Kinën, transmeton CNBC.