Të paktën 17 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë hekurudhor të ndodhur në Pakistan
Mediat lokale bëjnë me dije se 2 trena janë përplasur ballë për ballë pranë stacionit hekurudhor Landhi, në qytetin jugor të Karaçit.
Zyrtari i hekurudhave, Nasir Nazeer tha se ende nuk ka një shkak të qartë për asindetin fatal.
Lëvizja e trenave është ndaluar përkohësisht në Karaçi dhe skuadrat e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Aksidentet hekurudhore janë të zakonshme në Pakistan, ku rrjeti i vjetruar hekurudhor i epokës koloniale vuan prej dekadash nga problemet.