Kanë mbetur më pak se një orë nga takimi mes lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Për të cilin takim nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se nuk kanë ndërruar qëndrimet e kësaj partie, por që megjithatë do të vazhdojnë bisedimet me VV-në.
Haziri ka thënë se në takimin e sotëm të liderëve do të përfshihen edhe tre zyrtarë të partive.
“Vazhdohet me takime sot është takimi i formatit të ekipev,e liderët janë të mbështetur me plus tre zyrtarë të partive ma të lartë nuk është ndërruar formacioni I bisedimeve deri tani , ne dje kemi zhvillu bisedime për mbi tre orë kurse sot do të vazhdohet atu ku e kemi lënë dje, në përpjekje që të arrijmë një koalicion”, ka thënë Haziri për Insajderi.
Madje, Haziri thotë se nuk kanë kërkesa shtesë.
“Jo ne as nuk kemi paraqitë kërkesa shtesë as nuk kemi ndryshuar qëndrim, po bisedoj që të gjejmë modalitete mas vendimit të njëanshëm të 6 tetorit”, ka përfunduar Haziri.