ShowBiz

Pak para lindjes, Almeda vjen në Shqipëri dhe ka një arsye

Aktorja, moderatorja e së fundmi edhe këngëtarja, Almeda Abazi ka ardhur në Shqipëri për një arsye.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Saysman së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali, shkruan lajmi.net.

E pak para lindjes, Abazi erdhi në Shqipëri për t’i takuar familjarët dhe gjyshërit të cilët jetojnë në Tiranë.

Në foton e publikuar në Instagram me gjyshin e saj, ajo shprehet se do bëhët stërgjysh i shkëlqyer. “Do të jetë një stërgjysh i shkëlqyer së shpejti”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Përndryshe, Almeda konsiderohet të jetë njëra prej femrave më të bukura që kanë trojet shqiptare. /Lajmi.net/