Shumë ekipe për ditë të tëra u angazhuan në kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve, Malësor Dashi e Armend Trena, të cilët u aksidentuan të shtunën e 28 prillit e më pas ranë në ujërat e lumit Ibër-Lepencit
Policia e Kosovës, FSK-ja, dhe ekipe tjera përfshirë edhe zhytësit vullnetarë dhe qytetarë të tjerë për asnjë momente nuk u ndalën deri në gjetjen e trupave të dy policëve të lartë cekur.
Por gjatë kërkimeve një pjestar i FSK-së u lëndua në muskuj të cilët iu bllokuan nga shtypja e ujit.