Javë më parë, një vdekje kishte tronditur opinionin publik.
Aktori i serialit ‘O sa mirë’, Art Kurti është gjetur i vdekur në veturën e tij, shkruan lajmi.net.
Vdekja e tij ka tronditur miqtë dhe kolegët e Artit, i cili ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas shumë kujtime për shoqërinë e tij.
Reperi Gold Ag ka pasur miqësi shumë të mirë me aktorin, andaj shumë shpesh i bën dedikime.
Në llogarinë e tij në Instagram, Goldi ka postuar së fundi një video me të cilën e kujtoi me dhemje atë.
“Ahh Art Art”, shkroi reperi mbi videon e shkëputur nga një sekuencë ku kishte aktruar i ndjeri në serial. /Lajmi.net/