Aktuale

Pajaziti: Vlerat e UÇK-së nuk do të lejohet të nëpërkëmbën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka deklaruar se nuk do të lejojnë gjykime me fakte të fabrikuara ndaj qytetarëve tanë. Vlera sublime e UÇK-së është vlera e cila nuk do t’i lejohet nga askush dhe për asgjë të nëpërkëmbet.

Ai tha se kanë thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme, pas shpalljes së aktgjykimit për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Pajaziti tha se ka tendenca të  hapura të qarqeve të ndryshme për ta dëmtuar imazhin e UÇK-së.

Ai propozojë që në fund të debatit të dal një rezolutë për mburojën e vlerave të luftës./KosovaPress/