Aktuale

Pajaziti: Serbia të mos abuzojë me fletarrestet ndërkombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e kreut të AAk’së në Francë, ka thënë se PDK e mbështetë kërkesën që Haradinaj të jetë në Kosovë sa më shpejtë.

Pajaziti ka thënë se institucionet tona duhet të punojnë sa më shumë me me institucionet ndërkombëtare që Serbia të mos abuzojë me fletarrestet për qytetarët e Kosovës, sic është rasti i Haradinajt.

Më tutje Pajaziti ka thënë se kërkojnë nga institucionet të bëjnë gjithçka që është e mundur që Haradinaj të kthehet sa më shpejtë në vendin tonë.