Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti propozojë që urgjentisht të ndryshohet rregullorja e Kuvendit lidhur me kodin e etikës ose brenda rregullores të miratohet një kod i veçantë për etikën.
“Nuk mund të sillemi indiferent me atë çka ka ndodhur në Kuvend, me sjelljen dhe gjuhën parlamentare. Kurrë më keq nuk ka qenë imazhi i politikanëve të Kosovës dhe mendoj që duhet të ndalen këto”, tha ai./KosovaPress/