Kaloi më shumë se dyfishin e rekordit të mëparshëm. Një bos japonez i sushit, ka paguar një shumë rekorde prej 3.1 milionë dollarë për një peshk “Tuna”, në ankandin e parë të vitit të ri në tregun e peshkut të Tokios.
I vetemëruari “Tuna King”, Kiyoshi Kimura bleu 278 kg peshk tuna, i cili është një specie në zhdukje. Ai kaloi më shumë se dyfishin e rekordit të mëparshëm prej 1.4 milionë dollarë, të cilin e pagoi në vitin 2013.
Tregtarët me shumicë dhe pronarët e sushit shpesh paguajnë çmime të larta për peshkun më të mirë në ankandin e parë para agimit të vitit të ri. “Bleva një Tuna të mirë,” tha Kimura për AFP pas ankandit. “Çmimi ishte më i lartë se ç’ishte menduar fillimisht, por shpresoj që klientët tanë do të hanë këtë “Tuna” të shkëlqyer”, u shpreh ai. Kimura ka qenë ofertuesi më i lartë në ankandin e vitit të ri për shtatë nga tetë vitet e fundit./21 media