Aktuale

Pafytyrësia e politikës serbe: Në OKB u ankuan se Kosova nuk po e zbardh vrasjen e Ivanoviqit, sot kërkojnë lirimin e të dyshuarve për vrasjen

Reagimet e sotme të politikës në Serbi, pas aksionit të Policisë së Kosovës ku u arrestuan disa persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dëshmojnë që shteti serb nuk është i interesuar që të gjendet autori i vrasjes së politikanit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas këtij intervenimi të forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin e Rusisë dhe atë të Kinës, takime prej të cilave ka sulmuar NATO-n dhe KFOR-in duke thënë se Serbia nuk iu beson më atyre.

Ndërsa aksionin e Policisë së Kosovës e ka quajtur si provokim, dhe tentim për të frikësuar serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës.

E në protestën e organizuar sot nga serbët në veri, ku po merrnin pjesë edhe udhëheqësit e Listës Srspska të cilët dirigjohen nga Beogradi, u kërkua që të lirohen menjëherë personat e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Por vetëm nëntë ditë më parë, ishte kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ankua se Republika e Kosovës nuk po bënë asgjë për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Daçiq në mbeldhjen e 14 nëntorit të Këshillit të Sigurimit e shfrytëzoi rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit për ta sulmuar politikisht Republikën e Kosovës.

E sot kur autoritetet e Republikës së Kosovës morën iniciativën për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e njëjtë politikë e Serbisë, kërkon lirimin e të dyshuarve për vrasjen.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se veprimet e njësisë speciale ROSU në veri të Mitrovicës kanë pasur për qëllim përhapjen e frikës dhe frikësimin e popullit serb.

“Aksioni nuk ka të bëjë me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Selakoviq.

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me katër persona të arrestuar. Tre persona të arrestuar janë të dyshuar se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thëën se një aksion i tillë nuk ka asnjë prapavi politikë, deklaratë të cilën e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e KFOR-it.

Vicenczo Grasov ka thënë se kanë qenë në dijeni për aksionin e Policisë së Kosovës që ndërlidhet me hetimet për gjetjen e autorit të vrasjes së Oliver Ivanovoqit.

Personat e arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë N.S., viti i lindjes 1976, M/S/K, njëherësh zyrtar policor në Veri të Mitrovicës, M.R. viti i lindjes 1993, M/S/K, D.M. viti i lindjes 1970, M/S/K, po ashtu zyrtar policor në Veri të Mitrovicës dhe A.C., viti i lindjes 1965, M/S/K./GazetaExpress/B.V/

the authorBurbuqe Metolli