Aktuale

Pacolli i uron fat kancelares Merkel në zgjedhjet e nesërme

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se zgjedhjet e nesërme në Gjermani janë mjaft të rëndësishme për popullin e këtij shteti.

Ai përmes një statusi në Facebook i ka uruar suksese kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e nesërme.

Postimi i plotë:

Nesër është një ditë e rëndësishme për Gjermaninë dhe BE. Dëshiroj më të mirën për popullin gjerman. Gjithashtu i uroj fat, kancelarës Merkel.

Ndryshe, të dielën në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman. Kancelarja aktuale Angela Merkel ka hyrë në garë për të fituar mandatin e katërt me radhë.