Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Sot është 8 Marsi, dita e gruas. Një nga ditët më me rëndesi të vitit. Çfarë do që kam bërë në jetë, unë gjithmonë them se nëna ime ka bërë edhe më shumë se unë. Sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshme”.
“Nuk krahasohet me asgjë. Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.
Gëzuar 8 Marsin, nëna, gra dhe motra, kudo që jeni”, ka shkruar ai në Facebook