Aktuale

Pacolli: Triumfuam përkundër marrëveshjeve të fshehta e propagandës

Selim Pacolli i AKR-së, që është në koalicion me Vetëvendosje për të qeverisur në Prishtinë, ka thënë se ky koalicion triumfoi përkundër siç thotë ai, marrëveshjeve të fshehta, presioneve e propagandës,

Pacolli thotë se tashmë për kryeqytetin po hapet një etapë e re, ku fokusi kryesor do të jetë përmirësimi I jetës së qytetarëve.

Postimi i Pacollit

Ja dolëm! Koalicioni ynë me Lëvizjen Vetëvendosje triumfoi në Prishtinë përkundër marrëveshjeve të fshehta në prapaskena, presioneve, propagandës dhe formave të tjera që u përdorën për të deformuar vullnetin e qytetarit!

Sot, dua të uroj gjithë qytetarët për këtë rezultat , pa i harruar të gjithë aktivistët për punën e tyre të palodhshme.

Pas katër viteve ku shumë gjëra duhej të viheshin në binarë si pasojë e 14 viteve paraprake, tashmë hapet një etapë e re për kryeqytetin, një etapë ku energjia dhe përkushtimi përqendrohet me kapacitet të plotë vetëm në punë të prekshme për jetën e përditshme të qytetarit, pjesë për të cilën unë dhe ekipi i AKR-së jemi më gati se kurrë për të dhënë kontributin e nevojshëm.

Përpara Prishtinë!