Behgjet Pacolli nga Aleanca Kosova e Re, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ky vendim i ka hapur rrugë thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike.
Pacolli, ka thënë se sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe se kanë nevojë që qytetarët të japin mbështetje për vizionin e tyre.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se AKR në zgjedhje do të kandidojë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin me perëndimin dhe zngazhimin për sundimin e ligjit, shkruan FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë.
Unë dhe AKR do të kandidojmë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit.
#AKR/FaktePlus/





















