Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli pas regjistrimit si deputet ka deklaruar se i pret një pune e madhe. Kurse ka mohuar se ka pas një takim me kryetarin e PDK-së Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajn.
Ndërsa i pyetur nëse ndonjë deputet e AKR-së do ta votojnë Haradinajn për kryeministër ka thënë se do ti mbetet besnik koalicionit dhe do ta respektojë marrëveshjen me LDK.
“Asnjëherë s’kam tradhtuar dhe e kam të vështirë ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe, lideri i AKR-së ka thënë se beson qe edhe deputet do të jenë qëndrime sikur të tij.