Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndalojë politikën e saj kundrejt Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Pacolli bëri të ditur që Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.
“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty”, shkruan Pacolli në Twitter.