Aktuale

Pacolli takon drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Pacolli gjatë ditës ka takuar drejtues të Partive Politike Shqiptare. Në takim morën pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Temë e këtyre takimeve ishte gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi dhe raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

Takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare

Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime.