Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me raportuesën për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon.
Pacolli ka thënë se pret që për një kohë të shkurtër, qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Shengen, shkruan Indeksonline.
“Pak minuta më parë arrita në Bruksel, ndërkohë që filluam menjëherë me agjendën shumë të ngjeshur të takimeve bilaterale me përfaqësuesit e Institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Ndër takimet e para, do të doja ta veçoja atë, që edhe qytetarët e Kosovës me të drejtë mund ta presin. Takova Raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar” ka shkruar në facebook Pacolli./Indeksonline/