Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllime lidhur me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Pacolli ka theksuar se do të kujtojë me mall Rexhepin duke i ngushëlluar familjarët, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim, kolegut tim dhe Ish-Kryeministri i Kosovës z. Bajram Rexhepi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Do të kujtojë me mallë!






















