Aktuale

Pacolli reagon pas rrëzimit të Qeverisë

Pas rrëzimit të Qeverisë së Isa Mustafës, ka reaguar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Përmes një reagimi në Facebook, i pari i AKR-së thotë se kjo qeveri po shkon ashtu edhe siç kishte ardhur, me intriga.

Pacolli shkruan se shpresa e vetme për qytetarët tashmë ka mbetur vetëm AKR-ja, derisa ka numëruar edhe të këqijat e qeverisë tashmë në dorëheqje.

Postimi i Pacollit

Iken edhe këta, ashtu siç erdhen – me intriga

Nuk i mbajtët premtimet; E varfarëruat vendin; E pasuruat veten; E shkatërruat perspektivën e rinisë; Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës; U bëtë gazi i botes; E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga; Varfëria, dhe cdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqeri; 200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës. Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit. Qytetarë të dashur, vetëm #AKR rikthen shpresën #AKR 20 përqind