Aktuale

Pacolli: Ramush po të presim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar vendimin për Ramush Haradinajn, të cilin gjykata në Colmar të Francës e ka shtyrë deri më 27 prill, ka thënë se është tronditës lajmi se Ramushi duhet të pres ende për të dëshmuar pafajësinë e vet.

Ai në facebook ka shkruar se Haradinaj është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë./KosovaPress/