Aktuale

Pacolli: Qytetarët e Prishtinës të votojnë për vizionin tim për kryeqytetin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të dalin dhe të votojnë për programin me të mirë për katër vitet e ardhshme.

Pacolli pasi ka votuar, duke kryer obligimin e tij si qytetar, tha se programi dhe vizioni i tij i japin perspektivë qytetarëve të kryeqytetit.

“Unë iu bëj ftesë qytetarëve të Prishtinës të dalin të votojnë dhe të zgjedhin programin me të mirë për katër vitet e ardhshme, sigurisht që ai është programi dhe vizioni me i mirë për ta i cili do të duhej të shihej ashtu. E kam thënë edhe gjatë fushatës që Prishtina ka nevojë për menaxher dhe jo për politikan dhe sigurisht që qytetarët e Prishtinës sot do të dinë të zgjedhin vizioni e tyre dhe do të zgjedhin të ardhmen e tyre, fëmijëve të tyre, familjeve të tyre, vizionin i cili iu jep perspektivë për mandatin e ardhshëm dhe ai është i vetmi vizioni im të cilin e kam shfletuara për 30 ditë dhe sigurisht që ata do të përqafojnë sot dhe do të ishte mënyra më e mirë ajo çfarë unë e kam shfletuar për 30 ditët e kaluara”, tha Pacolli.

Kandidati i AKR-së, këtë ditë e quajti ditë feste, pasi qytetarët kanë mundësi të zgjedhin drejtuesin e komunës për katër vitet e ardhshme. /kp