Aktuale

Pacolli: Qeverinë e re e presin sfida të mëdha

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, duke thënë se i presin sfida të mëdha në të ardhmen.

“Kosova zgjodhi qeverinë e re. Urime! Sfida të mëdha na presin. Së bashku dhe me përkushtim për Zhvillim Ekonomik, punësim dhe perspektivë për Kosovën Evropiane”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli në Qeverinë e re të Kosovës ka postin e zëvendëskryeministrit dhe shefit të diplomacisë.