Aktuale

Pacolli: Qeveria Haradinaj do të funksiononte edhe me 6 ministri

Pacolli thotë se Qeveria Haradinaj ka mund të ketë shumë suksese ndërkohë thotë se një qeveri e tillë do të kishte nevojë vetëm për gjashtë ministri. Shefi i tij udhëheq me 21 ministra.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur në Speciale me Berat Buzhalën në T7 për punën e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollo thotë se qeveria e udhëhequr nga shefi i tij, Ramush Haradinaj mund të kishte shumë më shumë suksese.

“Ka mund me pasë shumë suksese”, tha Pacolli.

“Është ndryshe, është një qeveri dinamike “, theksoi ai.

Por a është Haradinaj, njeriu i duhet për të udhëhequr me ekzekutivin?

“Besoj që po”, tha Pacolli.

Por, thotë se qeveria e udhëhequr nga Haradinaj do të funksiononte edhe me vetëm gjashtë ministri.

“Kjo qeveri ish mbajtë me gjashtë ministri’, tha Pacolli.

“As ministra nuk i kisha quajt sepse ne nuk e meritojmë me i quajtë as ministra po shefa të departamenteve”, tha ai.

Ndërkohë sipas tij, këta ‘shefa të departamenteve’ sipas Pacollit do të duhej të kishin nga tre zëvendësministra.