Aktuale

Pacolli përballet me presione, i kërkohet t’i jap leje Gjuriqit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ua ka ndaluar të gjithë ministrave serbë hyrjen në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Por burimet e Indeksonline tregojnë se kreu i diplomacisë kosovare është duke u përballur me presion nga faktori ndërkombëtar dhe i brendshëm që shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuqi t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Ndryshe sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është stacionuar në Veri për të realizuar vendimin e Qeverisë së Kosovës/Indeksonline/