Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit sot në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë.
“Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes”, ka thënë ai.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë të qarta. /Lajmi.net/