Aktuale

Pacolli: Pajtimi me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës si një realitet shtetëror

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka thënë se pajtimi në mes Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës shtet i pavarur.

Përmes një shkrimi në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se ky pajtim duhet të ketë në themel edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Pajtimi i Kosovës me Serbinë kalon nga pranimi i Kosovës, si një realitet shtetëror i konsoliduar dhe me respekt të plotë të integritetit të saj territorial. Çdo model pajtimi duhet ta ketë në themel të vetin edhe ekonominë”, thekson Pacolli. KosovaPress/