Sekretari organizativ nga Aleanca Kosova e Re Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin se janë në negociata se AKR është në kontake me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
Pacolli i kontaktuar nga KosovaPress ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se deri tash nuk ka pas asnjë takim me askënd nga koalicioni PAN dhe se nuk kanë asnjë interesim për t’u takuar në të ardhmen.
“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me PAN, s’kemi kontakt dhe nuk jemi as të interesuar madje për të pasur kontakt me PAN” , tha Pacolli./kp