Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi i sotëm që ndodhi në një kishë në Teksas.
“Lajme shokuese ato për vdekjet nga të shtënat në Teksas. Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit dhe shërim të shpejtë atyre që janë plagosur”, ka shkruar Pacolli.
Deri tash raportohet për mbi 20 të vdekur dhe 30 të plagosur nga ky sulm.