Aktuale

Pacolli ngushëllon familjen e policit, Malsor Dashi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e policit, Malsor Dashi, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Lepenc.

Trupi u gjetë pesë kilometra larg vendit ku u aksidentuan dy policët të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e policit, trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc. Ngushëllime të sinqerta familjes”ka shkruar ai.