Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka paparalajmëruar largim nga politika, në rast të mosgjetjes së një zgjidhjeje për situatën e krijuar në Kuvend dhe bllokimin e formimit të institucioneve.
“Unë jam duke kërkuar një këshillë se si do të duhet të reagoj në gjithë këtë situatë. Prandaj unë kam dy zgjidhje. Të këtë zgjidhje në koalicionin ku unë gjendem, ose të dorëhiqem tërësisht nga politika”, ka deklaruar Pacolli pas mbylljes së vazhdimit të gjashtë të seancës konstituive, ku sërish dështoi votimi i kryeparalmentarit.
“Po me duket vetja se ata janë fëmijë të lazdruar”, ka komentuar kreu i AKR’së situatën në Kuvend.
Pacolli ka folur edhe për PAN’in.
“Në atë tabor nuk janë ta gjithë kriminel. PAN nuk janë njerëz të zbritur nga hëna”, tha ai. /Magazina.al