Aktuale

Pacolli në Gjermani kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë të enjten në Berlin të Gjermanisë, ku do të takohet me homologun e tij, Heiko Maas.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, raporton lajmi.net.

“Maas dhe Pacolli do të biseojnë për temat aktuale, me fokus të veçantë në marrëdhëniet bilaterale në mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke filluar nga nevoja e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe invesitmeve gjermane në Kosovë, njohja reciproke e patentshoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në fokus të veçantë do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe negociatat për marrëveshjen përfundimtare në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e ku Gjermania luan një rol të rëndësishëm.

Ministrat Maas dhe Pacolli pas takimit do të flasin edhe para mediave gjermane në një konferencë të përbashkët për shtyp. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli