Koalicioni LDK AKR sot në Kamenicë mbajtën fushatë zgjedhore.
Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, theksoi se fokusi kryesor i qeverisjes së tij me koalicionin, do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit.
Hoti gjithashtu ka garantuar se me koalicionin do të ndërtohet një shtet i fort e demokratik, derisa ka shtuar se heroizmat e Kosovës sipas Hotit janë bizneset dhe punonjësit.
“Andaj do të vazhdojmë me synimet tonë për zhvillim ekonomik”, tha kandidati për kryeministër.
Ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e ka quajtur koalicion të fitores bashkëpunimin parazgjedhor me AKR-në e Alternativën, duke u shprehur i bindur se i njëjti do të arrijë qëllimin.
Mustafa tha se programi i LDK-së është më i miri dhe do të bëjë kthesa për zhvillim ekonomik, punësim, integrim dhe prosperitet.
Presidenti i AKR Behgjet Pacolli koalicionin LDK-AKR-Alternativa e quajti familje të madhe rugoviane.
Sipas tij, ky koalicion është i paqes që kanë vullnet për punë dhe rikthimin e shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Andaj, Kosova ka nevojë për një mirëqenie ekonomike dhe ky koalicion mundet ta bëjë Kosovën të dashur dhe të fuqishme ekonomikisht. Kjo listë nuk është e përfshirë me kandidatë të akuzuar dhe dënuar. është listë e pastër. Andaj votojeni këtë koalicion të shpresës”, tha Pacolli./KP