Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli e ka përshëndetur aprovimin e statutit të Trepçës.
Me këtë rast Pacolli ka pohuar se Trepça do të ketë dyert e hapura për investitor vendorë e të huaj.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Ai tutje ka përgëzuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën për punën e bërë në këtë drejtim.
“Tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje. Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon. Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi. Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!”, ka shkruar Pacolli/FaktePlus