Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shkuarjes së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafës në Hagë.
Sot në Hagë do të intervistohet ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, shkruan lajmi.net.
Në Hagë po ashtu ka udhëtuar edhe Sami Lushtaku.
E pas këtyre shkuarjeve në Hagë, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka shkruar se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani.
Ai ka thënë se beson fuqishëm në drejtësi dhe në secilin ish-luftëtarë të UÇK-së.
Reagimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:
Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani.
Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu sic besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.
Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës. /Lajmi.net/





















